Lajme
A duhet të fillojë pagesa me kriptovaluta edhe në Kosovë?
Kriptovalutat, ose ndryshe, paratë digjitale, tashmë janë pjesë e tregut botëror dhe çdo ditë e më shumë po zëvendësojnë paratë fizike. Si në shtetet e tjera, po ashtu edhe në Kosovë gjithashtu është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve rreth këtyre valutave. Këtë e tregon edhe sondazhi i realizuar së fundmi nga PYPER.
Vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me kriptovaluta del të jetë i lartë. Pjesa dërrmuese e të anketuarve (85%) kanë dëgjuar për kriptovalutat, e prej këtij grupi 86% e tyre kanë sadopak njohuri se çka janë kriptovalutat dhe se si funksionojnë.
Informatat kryesore rreth kriptovalutave, të anketuarit i kanë marrë prej artikujve në internet (66%), prej personave që merren me kriptovaluta (59%) dhe prej videove informuese në internet (39%).
Përkundër kësaj vetëdijshmërie të lartë, vetëm 22% e të anketuarve kanë investuar në kriptovaluta. E prej këtij grupi, rezultati i investimit të tyre ka qenë i ndryshëm. Siç tregojnë të dhënat, 34% kanë fituar para, 15% kanë humbur para dhe 29% edhe kanë fituar edhe kanë humbur para. 3 kriptovalutat në të cilat kanë investuar pjesa më e madhe e të anketuarve janë Bitcoin, Dogecoin dhe Shiba.
Po ashtu, të pyetur se a janë pro apo kundër që pagesa me kriptovaluta të fillojë në tregun e Kosovës, 41% e e të anketuarve janë shprehur pro, kurse 33% kundër.
Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme, në të cilin kanë marrë pjesë 2,781 persona anembanë Kosovës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













