Lajme
A duhet të paguani taksa nëse nuk punoni në Zvicër?
Pavarësisht se ku jetoni, rregullat tatimore nuk janë kurrë të thjeshta. Zvicra nuk është ndryshe në këtë drejtim. Kushdo që gjeneron ndonjë të ardhur duhet të paguajë taksa.
Pra, është normale që njerëzit që punojnë i nënshtrohen taksimit, i cili në Zvicër përfshin taksat federale, kantonale dhe komunale.
Por çfarë ndodh nëse nuk jeni të punësuar? A do të vijë ende pas jush ‘tatimtari’?
Nëse jeni në pension, të gjitha pensionet tuaja mujore – domethënë AHV / AVS i shtyllës së parë, pensioni profesional i shtyllës së dytë dhe kursimet e pensionit të shtyllës së tretë, tatohen si të ardhura.
Megjithatë, pagesat e njëpasnjëshme nga shtylla e dytë dhe e tretë tatohen me një normë të veçantë.
Për më tepër, nëse keni ndonjë pasuri, do t’ju duhet të paguani të ashtuquajturën ‘taksë mbi pasurinë’, shkruan The Local.
Ato përfshijnë llogaritë dhe investimet tuaja bankare, si dhe vlerën e pronave ose pasurive të paluajtshme që mund të zotëroni në Zvicër dhe jashtë saj. Në thelb, gjithçka që zotëroni është e tatueshme.
Shuma e taksës mbi pasurinë e vendosur ndryshon nga një kanton në tjetrin. Është më i larti në Gjenevë (1 përqind) dhe më i ulëti në Nidëalden (0.0665 përqind).
Por nëse mendoni se është e padrejtë të paguash tatim për të gjitha asetet e fituara me vështirësi, dije se Zvicra nuk është i vetmi vend evropian që e bën këtë – Norvegjia dhe Spanja vendosin gjithashtu një taksë mbi pasurinë, përcjell albinfo.ch.
Nëse jeni i papunë ose merrni përfitime të asistencës sociale, ato përfitime nuk janë të tatueshme. Megjithatë, ju jeni ende të detyruar të paguani taksën e pasurisë, nëse keni fare asete.
Përfitimet suplementare, të tilla si invaliditeti, nuk tatohen.
Në të njëjtën mënyrë, nëse merrni ndonjë lloj ndihme sociale, ato përfitime nuk do të tatohen.
Dhe është e sigurt të supozohet se nuk do të paguani as ndonjë taksë mbi pasurinë, sepse nëse zotëroni ndonjë pasuri, në radhë të parë nuk do të keni të drejtë për ndihmën e qeverisë, shkruan The Local.
Nëse jeni një i huaj i pavarur (shumë) i pasur, jo vetëm që do të paguani taksa, por edhe shumë prej tyre. Nëse nuk jeni shtetas i BE-së / EFTA-s, normalisht nuk do të mund të vendoseni në Zvicër – përveç nëse jeni shumë i pasur. Kjo për shkak se zviceranët janë njerëz shumë pragmatikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të fituar para.
Një Neni 30 pak i njohur (përveç njerëzve të zgjuar financiarisht) dhe i përdorur rrallë i Aktit Federal për të Huajt, përcakton përjashtime nga kërkesat e rregullta dhe strikte të pranimit.
Ai u mundëson të huajve nga jashtë Evropës të shpërngulen në Zvicër – por vetëm nëse janë mjaft të pasur për të jetuar këtu pa pasur nevojë të punojnë ose të përdorin përfitime sociale.
Ligji thotë se në rastet e “interesave të rëndësishme publike” – domethënë, shumë para në arkën e shtetit – kantonet mund t’u japin shtetasve të vendeve të treta leje për t’u vendosur në territoret e tyre me një leje qëndrimi B.
Në këmbim, megjithatë, do t’ju duhet të paguani taksa të konsiderueshme, shuma e të cilave varet nga kantoni i vendbanimit tuaj.
Vetëm për t’ju dhënë një ide të barrës suaj tatimore (edhe pse nëse jeni super i pasur, ndoshta nuk do të jetë shumë barrë për ju), norma vjetore e taksave për një të huaj jashtë BE-së është 287,882 franga në Valais. 312.522 franga në Gjenevë dhe 415.000 Vaud, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










