Shkurt.ch
A duhet t`i nënshtrohen tatimit edhe ndihmat sociale?
Sipas një mocioni ndihmat sociale duhet t`u nënshtrohen taksimit, në mënyrë që njerëzve t`u hiqet joshja e rrejshme për të jetuar nga ndihmat sociale
Komisioni për Ekonomi i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës është shprehur me shumicë votash që ndihmat sociale, ato kompensuese dhe të ardhurat tjera mbështetëse duhet të mbeten edhe më tutje të pataksuara. Me këtë qëndrim, komisioni në fjalë i është kundërvënë një mocioni të bërë nga Dhoma e Kantoneve e parlamentit.
Sipas kësaj dhome, edhe ndihmat sociale dhe ato të ngjashme me to duhet t`u nënshtrohen taksimit, në mënyrë që njerëzve t`u hiqet joshja e rrejshme për të jetuar nga ndihmat sociale, shkruan srf.ch. Kjo, për faktin se sot ndodh që një familje që merr ndihma të kësaj natyre, ka në dispozicion më shumë të holla se sa një familje me të ardhura të ulëta, të cilat në çdo rast duhet të taksohen.
Nga ana tjetër, komisioni i përmendur i Dhomës Nacionale ka frikë se kërkohet angazhim shumë i madh administrativ në rast se vendoset të ndryshohet gjendja e tanishme, në të cilën ndihmat sociale nuk taksohen, transmeton albinfo.ch. Prandaj, ai synon që të gjejë rrugë tjera për ta zgjidhur këtë problem.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












