Lajme
A duhet të tregohet kombësia e të dyshuarve për krime
Legjislatura e Gjenevës e hodhi poshtë një mocion që i kërkonte policisë të ndalojë zbulimin e kombësisë së të dyshuarve për krime
Mocioni, i cili u soll para organit legjislativ të kantonit, nga deputetja e Partisë së Gjelbër, Paloma Tschudi, u kundërshtua javën e kaluar me 43 vota kundër 42, përcjell albinfo.ch.
Tschudi argumentoi se zakoni i policisë për shpërndarjen publikisht të origjinës kombëtare të autorëve të akuzuar, ushqen urrejtje dhe ksenofobi.
“Kombësia nuk është një faktor përcaktues në veprimet kriminale”, i tha ajo televizionit zviceran javën e kaluar. Sidoqoftë, Marc Fuhrmann, president i seksionit në Gjenevë të Partisë Zvicerane të Popullit (SVP), tha se ndalimi i zbulimit të origjinës do të ishte “një pengesë e lirisë së shtypit të denjë për epokën Sovjetike”.
Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia, nga Partia e Kristian Demokratëve të Popullit, u pajtua që duke zbatuar ndalimin, “ne do të bëheshim censurues”.
Debati mbi zbulimin ose jo të kombësisë së të dyshuarve nuk është specifik për Gjenevën dhe praktika ndryshon nga një kanton në tjetrin, përcjell tutje albinfo.ch.
Policia Vaud “zbulon në mënyrë sistematike moshën, origjinën dhe vendbanimin e autorëve dhe viktimave të pretenduara, qofshin ato zvicerane apo të huaj,” tha një zëdhënës i policisë Vaud për “Le Temps”.
Në Neuchâtel, policia tregon kombësinë e autorëve dhe viktimave “vetëm nëse ekziston një interes mbizotërues për të kuptuar kontekstin ose rastin”.
Në Solothurn, qytetarët pranuan në vitin 2012 një iniciativë të SVP që kërkon që policia dhe drejtësia të japin kombësinë e shkelësve. I njëjti ligj zbatohet në S. Gallen që nga viti 2010.
Në Cyrih, megjithatë, vendimi për të ndaluar këtë praktikë u mor në vitin 2017.Sipas statistikave zyrtare, të huajt përbëjnë më shumë se 70 përqind të popullsisë së burgjeve në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













