Jeta në Zvicër
A e dini sa të huaj janë në Zvicër?
Më shumë se një e treta e popullsisë zvicerane ka një sfond migrimi dhe rrënjë jashtë vendit
Me një popullsi prej 8’526’932 banorë, 2’143’722 janë të huaj në Zvicër. Në Zvicër 25.14 janë të huaj, sipas statistikave të fundit, përcjell albinfo.ch.
Nëse marrim një krahasim, në Poloni vetëm 0.28 % e banorëve janë të huaje, megjithatë, shkalla e krimit nuk është më e vogël se në Zvicër.
Qyteti me përqindjen më të madhe e të huajve është Kreuzlingen: Këtu, 54.1% e popullsisë nuk kanë pasaportë zvicerane. Prej tyre, mbi gjysma janë nga Gjermania.
Kjo pasohet nga Renens dhe Spreitenbach me 51.7% secila. Me 48.4% të huaj, Gjeneva ka pjesën më të madhe të të huajve në qytetet e mëdha.
Më pak të huaj, nga ana tjetër, janë komunat si Spiez, Münsingen dhe Steffisburg, me vetëm 10%.
Më shumë se një e treta e popullsisë zvicerane ka një sfond migrimi dhe rrënjë jashtë vendit.
Për një periudhë prej 10 vjetësh, përqindja e popullsisë zvicerane me një sfond migrimi është rritur nga 29% në 35% (2003-2013).
2.6 milionë njerëz në Zvicër kanë një sfond migrimi, duke marrë parasysh të gjithë personat me rrënjë të huaja që nga mosha 15 vjeçare.
Zvicra është kështu një shembull i integrimit të suksesshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik












