Shkurt.ch
A është gjumi i hershëm më i shëndetshëm?
Me rëndësi për shëndetin janë para së gjithash fazat e gjumit të thellë dhe nuk ka rëndësi nëse ato paraqiten para apo pas mesnatës ----
Besimi popullor thotë se gjumi që bëhet para mesnatës është më i shëndetshmi. Por, duket se kjo nuk është edhe aq e saktë. Mjekët kanë ardhur në përfundimin se kjo bestytni ka pasur një kuptim vetëm për kohët e kaluara, atëherë kur është lindur ajo. Fjala është për kohën kur njerëzit binin të flinin herët dhe zgjodheshin po ashtu gjithmonë herët nga gjumi.
Por, me ndryshimin e shprehive të njeriut gjatë historisë, kjo rregull është tejkaluar qëmoti.
Sipas njohurive të sotme të mjekësisë, me rëndësi për shëndetin janë para së gjithash fazat e gjumit të thellë. Ato paraqiten në orët e para pas rënies në gjumë. Dhe, në këtë kontekst, nuk ka rëndësi nëse kjo fazë ndodhë para apo pas mesnatës. Me rëndësi është që personi të ketë sa më shumë faza të gjumit të thellë, pavarësisht nga koha.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara










