Lajme
A është Shqipëria ndalesa e radhës e refugjatëve?
Rrejti ndërkombëtar mediatik “Al Jazeera” në artikullin kushtuar krizës së refugjatëve, e sheh Shqipërinë si ndalesën e radhës të refugjatëve nga Azia dhe Afrika
Pas bllokimit të rrugës nëpër Maqedoni dhe Bullgari për refugjatët afrikan dhe aziatik që të shkojnë në Bashkimin Evropian, Shqipëria shihet si alternativë e refugjatëve. Kështu e nis shkrimin rrejti ndërkombëtar mediatik “Al Jazeera” në artikullin kushtuar krizës së refugjatëve, me titull “A është Shqipëria ndalesa e radhës e refugjatëve?”
Shkrimi nis me fjalët: “Vendi që ka një histori të ngjashme emigrimi, mund ta gjejë veten së shpejti në qendër të krizës së refugjatëve në Evropë”.
“Sot, situata politike në Shqipëri është stabilizuar disi, megjithatë rreth 100 km larg kufirit Greqi-Maqedoni, dhjetëra mijëra refugjatë kryesisht sirianë dhe irakianë vazhdojnë të vijnë. Mbyllja së fundmi e rrugës ballkanike dhe përshkallëzimi i shpejtë i krizës humanitare në Greqi po i drejton shumë refugjatë të mendojnë nëse Shqipëria është e gatshme për një fluks emigrantësh në një tjetër kufi të Shqipërisë”, shkruan “Al Jazeera”.
Media e përshkruan një terren të vështirë kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku thekson se ka “male, humnera, pyje të dendura dhe shenja që përgjatë autostradës paralajmërojnë për arinj dhe ujqër”, raporton Shekulli.
“Ata vijnë me mijëra çdo natë, të veshur me rroba të leckosura, disa me fëmijë në krah. Duke sfiduar temperaturat nën zero ata ngjiten më këmbë nëpër terrenin me dëborë në malet e thepisura shqiptare. Raportimet për anijet me refugjatë siç po ndodh aktualisht, ishin të zakonshme në vitet ’90 në Shqipëri, ku mijëra shqiptarë pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës kalonin ilegalisht Adriatikun”, shkruan “Al Jazeera”.
Ndryshe, Greqia ditëve të fundit është stërmbushur me refugjatë të ardhur nga Siria dhe vendet tjera aziatike e afrikane, ndërsa situata po bëhet alarmante sidomos në kufirin me Maqedoninë. Ditë më parë refugjatët në një kamp janë përgjakur për një copë bukë, ndërsa alternativë për depërtimin në Evropë.
Siç raportojnë mediet në Tiranë, Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime të fshehta me Greqinë dhe Italinë për çështjen e refugjatëve sirianë. Siç raportohet në mediat greke dhe italiane, kalimi i tyre nëpërmjet Shqipërisë po bëhet i pashmangshëm, sidomos pas motit me shi, që ka përfshirë kampet greke.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria as nuk do të ngeh mure kundër refugjatëve, por as nuk do t’i hapë kufijtë për ta.
Ndërkaq “Al Jazeera” ngre pyetjen, nëse mundet që Shqipëria, kaq e varfër të akomodojë mijëra refugjatë. “Al-Jazeera” citon përfaqësuesen e UNHCR-së në Tiranë, Marie Verney e cila thotë se pavarësisht se janë disa baraka ushtrie gati për emigrantët, ka mungesë stafi dhe burimesh.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












