Lajme
A është strehimi luks në Gjermani?
Një apartament i mrekullueshëm me hapësirë me 4 dhoma në lagjen Charlottenburg, 182 metra katrorë i mobiluar, me qira mujore 8.190 euro. Plus kostot e ngrohjes, energjisë elektrike, ujit dhe shërbimeve të tjera e rrisin çmimin në 50 euro për metër katror, shkruan DË.
Si një qira e përballueshme sociale në Gjermani aktualisht konsiderohet nga 6,50 deri në 7,50 euro për metër katror.
Me këtë çmim ofrohen aktualisht banesat me 96 metra katror në skajin më lindor të qytetit me një qira mujore prej 725 eurosh, përcjell albinfo.ch.
Enti Federal i Statistikave thotë se të ardhurat mesatare neto në Gjermani janë 2.165 euro. Rreth një e treta e të ardhurave shpenzohet për qira. Por, shpesh kjo nuk është e mjaftueshme.
Në Mynih, një metër katror kushton 19 euro me qira, në Shtutgart 18 euro, në Dyseldorf dhe Këln 12 deri në 13 euro dhe në Berlin 11 euro.
“Kërkesa e lartë për hapësirë jetese të përballueshme plotëson rritjen historike të qirasë dhe ofertën që është shumë e pakët”, thuhet në një deklaratë aktuale nga portali online Immoscout24, shkruan DË.
Gjermania tradicionalisht është një vend i qiraxhinjve. Në Gjermani vetëm 46% jetojnë në banesa e tyre private. Në qytetet e mëdha kjo kuotë është edhe më e ulët. Në Hamburg vetëm 22% banojnë në shtëpinë e tyre, në Berlin madje vetëm 14%.
Në Berlin kishte dhe protesta kundër qirave të larta: Në qytetet e mëdha rriten çdo vit kostot e banimit.
Instituti Ifo dhe Instituti i Zvicrës për Politikën Ekonomike parashikojnë, që në dhjetë vitet e ardhshme mesatarisht duhet llogaritur me një rritje prej nëntë për qind. Për Gjermaninë parashikohet një rritje me shtatë për qind, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













