Jeta në Zvicër
A janë të sigurta rrugët zvicerane?
Rrugët zvicerane, me 31 njerëz të aksidentuar për vdekje në një milion banorë, janë ndër më të sigurtat në botë.
Barometri i sigurisë që pasqyron nivelin e sigurisë në komunikacion në Zvicër tregon se veçanërisht nga niveli i lartë i sigurisë kanë përfituar motoristët dhe motoçiklistët. Numri i aksidenteve në të dyja grupet u zvogëlua vitet e fundit.
Por nuk janë kursyer nga aksidentet çiklistët dhe këmbësorët.
Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU) është veçanërisht i shqetësuar për faktin se ka pak përparim në fushën e trafikut me shpejtësi të ulët. Përveç kësaj, gjithnjë e më shumë të moshuar janë viktima të aksidenteve të trafikut, përcjell albinfo.ch.
Shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda në trafikun rrugor janë së pari nga moskujdesia dhe shpërqendrimi, si dhe neglizhimi i makinës, së dyti shpejtësia dhe së treti alkooli në timon.
Për më tepër, rreziku i ndeshjeve është ende problemi më i madh në trafikun rrugor dhe aksidentet shpesh janë fatale.
Sipas një studimi, vetëm dy nga dhjetë shoferët e makinave kurrë nuk do të ngasin më shpejt se sa lejohet.
Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU) e konsideron legjislacionin në Zvicër të jetë i mirë.
Por ka ende mundësi për plotësim. Teknologjia gjithashtu mund të mbështesë njerëzit edhe më shumë. Veçanërisht përdorimi i sistemeve të asistencës për vozitje ka potencial të madh.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












