Integrimi
A ka të drejtë Valentina Morina t`i shpërndajë fotografitë me uniformë ushtarake?
Morina këtë “selfie” e ka publikuar në rrjetin social instagram duke ngjallur kështu bashkë me shumë ushtarë/e tjerë/a debatin në media nëse kanë të drejtë të shpërndajnë fotografi ku duken me uniformë ushtarake
Shpërndarja e fotografive të ushtareve simpatike dhe tërheqëse nga ambientet tipike ushtarake pra po bëhet një dukuri e zakonshme në kohën e instagramit e facebook-ut.
Valentina 24 vjeçare nga Lozana e kontaktuar nga portali thotë: “Në kursin ushtarak (shkolle a rekrutëve) kam qenë e vetmja femër në mesin e 400 meshkujve, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte një përvojë e mirë, e cila mjerisht përfundoi”, ka thënë Valentina, e cila ka shërbyer si artiliere në një tank.
20minuten.ch ka pyetur rreth kësaj ndalese autoritetet përgjegjëse në ushtri dhe zëdhënësi (Daniel Reist) është përgjigjur se shpërndarja e fotografive të tilla vërtet është e ndaluar, përcjell albinfo.ch. Për një rast të tillë duhet marrë pëlqimin e komandantit përgjegjës. Por ndërkaq, ai ka pranuar se në epokën e telefonave të mençur dhe instagramot e facebook-ut është iluzore të ndiqen të gjithë ata që “shkelin ligjin” në këtë drejtim.
Hetime ose kallëzime penale ushtrohen vetëm kundër atyre të cilët në fotografitë e përmendura përhapin ide raciste ose seksizëm. Ndërsa fotot e përhapura në shumicën e madhe të rasteve janë të pasherr dhe nuk përbëjnë ndonjë problem, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ushtria zvicerane, ku femrat përbëjnë më pak se 1 për qind të shërbyesve ushtarakë, ka vetëm përfitime nga këto fotografi që e vendosin në dritë pozitive shërbimin ushtarak të femrave.
Madje, ushtria vitin e ardhshëm për këtë qëllim do të nisë një ofensivë mediale: një konto zyrtare do të publikojë fotografi dhe video nga përditshmëria e ushtrisë. Kjo bëhet për të bërë më joshës shërbimin ushtarak.
(Fotot: Instagram)
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar


















