Tematike
A kontrollohen të huajt më shpesh në Bazel ?
Gjatë një debati ekspertësh, tema të rëndësishme kanë qenë edhe kontrollet policore sipas përkatësisë etnike. Një studim ka treguar se profilizimi racor në Zvicër, ekziston.
Në kuadër të sesionit të diskutimit “Zündstoff” të gazetës “Kleinbasler”, të hënën e kaluar temë kryesore ka qenë racizmi në punën e policisë. Një studim i grupit hulumtues “Racial Profiling” ka dëshmuar se ekzistojnë kontrolle diskriminuese të verifikimit të identitetit në Zvicër, thotë Claudia ëilopo, antropologe kulturore në Universitetin e Bazelit.
Se si duket situata multikulturore në Kleinbasel, është diskutuar në manifestimin “Policia në vëzhgim” tek kisha Matthäus në Basel, raporton të premten “Basler Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
“Profilizim racor, pra racizëm institucional nuk ekziston në Bazel”, e citon gazeta Tobias Burkhardin, shef i gjendjes operative në policinë e Kantonin Bazel. Por, ai nuk mund ta garantojë këtë veprim për çdo polic individualisht. “Megjithatë, nëse dalin në dritë raste të tilla, ata kanë pasoja juridike personale”, thotë Burkhard.
Marc Moresi, drejtor i “Dreirosenhalle”, policët e Bazelit i përjeton si të hapur dhe bashkëpunues. “Ekziston profilizim racor, por në objektin tonë, unë ende nuk kam parë ndonjë të kontrolluar vetëm në bazë të ngjyrës së lëkurës”, thotë ai.
“Dreirosenanlage” konsiderohet si një vend me shkëndija sociale, prandaj ekzistojnë rregullisht kontrolle. Njëherë, një kontroll i tillë ishte përshkallëzuar dhe policia është dashur të përballet me akuza arbitrare, siç raportuan mediat e ndryshme.
“Racizmi institucional nuk është i qëllimshëm”, citon gazeta në fjalë, Muriel Trummer, një juriste nga Amnesty International. Paragjykimet gjithashtu pasyqrohen edhe në polici. “Është e rëndësishme që policia të jetë plotësisht e vetëdijshme dhe të merret me këto paragjykime”, thotë Trummer.
Për studimin e grupit kërkimor “Profiling Racial” të paraqitur nga ëilopo, për përvojat e tyre me kontrolle policore janë intervistuar 30 burra dhe gra të huaja ose në pamje të huaja. Shumica nga ta mendojnë se nuk mund të qëndrojnë gjatë në një vend publik pa u kontrolluar nga policia.
“Rezultati i hulumtimit se në Zvicër ekzsiton profilizimi racor dhe se ka ndikim të gjerë mbi jetën e të prekurve”,pohon antropologen kulturore ëilopo. Supozimi i pafajësisë dhe ndalimi i diskriminimit zbatohen edhe nëse një person qëndron në një vend ku dyshohet se trafikohet droga – edhe pse nuk ka dyshim të caktuar, njofton Albinfo.ch.
Sipas Burkhard, policia duhet të kontrollojë vetëm nëse, për shembull, paraprakisht është vëzhguar ndonjë marrëveshje droge ose në dispozion është një përshkrim personal. Toprak Yerguz, zëdhënës i Policisë së Bazelit, këtë veprim e sheh pak më ndryshe: “Nëse ne e dimë se grupe të caktuara të njerëzve, në vende të caktuara dhe synojnë vepra të caktuara, mund të ndodhë që këto grupe të kontrollohen më shpesh”, ka pohuar Yerguz.
Trummer ka spjeguar një metodë për të njohur profilizimin racial. Ajo ishte zbatuar në Angli dhe doli e suksesshme. Pas çdo kontrolli, policia duhet të lëshojë një vërtetim me arsyetim përkatës. “Kjo do të thotë që policia duhet të me ndërgjegje të qëllimshme nëse ekziston një arsye e vlefshme”, ka thënë Trummer, sipas raportit. Burkhardin e frikëson puna shtesë administrative. Të gjithë pjesëmarrësit e debatit kanë qenë të mendimit se sistemi duhej të provohej.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











