Kosova
A lejohet të punohet me viza kroate dhe sllovene në Gjermani, Austri dhe Francë?
Çdo banor që fiton shtetësinë kroate, ka të drejten të udhëtojë lirshëm në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, Francën dhe Austrinë, transmeton albinfo.ch.
Të shumtë janë kosovarët që kanë shkuar të punojnë në Kroaci për disa vjet, derisa të pajisen me vizën kroate, për të udhëtuar drejt një shteti tjetër më të fuqishëm, për një jetë më të mirë dhe paga më të larta.
Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Kroacisë, thuhet se kroatët dhe po ashtu banorët e Ballkanit që kanë fituar shtetësinë kroate lejohen të ndërrojnë vembanimin e tyre për në shtetet e BE-së. Por ata, fillimisht duhet të kalojnë në disa procedura që zgjatin deri në 3 muaj për rregullimin e të drejtës për të punuar në shtetin përkatës. Pra, rrjedhimisht duhet që secili person të presë një leje pune në shtetin përkatës, qoftë në Gjermani, Francë apo Austri, në të kundërtën, nuk lejohet e drejta e punësimi aty për aty.
Po ashtu, edhe shteti slloven ka po thuajse rregullat e njëjta për banorët e saj që kanë shtetësi sllovene.
Shtetasit në Slloveni që janë me statusin ligjor afatgjatë (jo të limituar në kohë) me përcaktimin “rezident za daljši čas – ES”, mund të hyjnë në Gjermani pa vizë për qëllime të punësimit.
Secili që dëshiron ta lërë Slloveni, mund ta bëjë këtë dhe të fillojë të jetojë në një shtet tjetër evropian, me disa procedura.
Mirëpo si Gjermania, ashtu edhe Austria dhe Franca, kanë ligje strikte që pritja e drejtës për të punuar zgjat mes 3 deri në 4 muaj, pas qëndrimit në shtetin përkatës. Fillimisht duhet të aplikohet në komunën më të afërt të vendit ku keni zgjedhur të jetoni, duke shtruar kërkesë për leje pune, pastaj me kompletimin e dokumenteve përkatëse, brenda një afati afro 100 ditësh personit mund t’i aprovohet e drejta për të punuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











