Shkurt.ch
A mbërrin dora e Erdoganit deri në Zvicër?
Dje një shkollë private turke në Cyrih ka qenë cak i kërcënimeve në facebook, për shkakun e vetëm se ajo është e afërt me Gülenin. Një grua turke ka kërkuar mbylljen e kësaj shkolle, Me këtë rast drejtori i shkollës, një turk i lindur në Gjermani, ka informuar autoritetet e rendit për kërcënimin e marrë
Tentimi për grusht shteti në Turqi, i cili u bë më 15 korrik, i ka shërbyer presidentit turk, Erdogan si pretekst për shpallje të luftës kundër klerikut Fetullah Gulen, i cili konsiderohet si armik i përbetuar i tij. Ndërkohë, luftimi i ndikimit të Gulenit nuk kufizohet vetëm në Turqi. Tashmë të pasigurte ndjehen edhe simpatizantët e tij në Zvicër.
Siç shkruajnë sot mediat zvicerane, jo më larg se dje një shkollë private turke në Cyrih ka qenë cak i kërcënimeve në facebook, për shkakun e vetëm se ajo është e afërt me Gülenin, raporton srf në një emision. Sipas transmetuesit publik të Zvicrës, një grua turke ka kërkuar mbylljen e kësaj shkolle, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast drejtori i shkollës, një turk i lindur në Gjermani, ka informuar autoritetet e rendit për kërcënimin e marrë.
Për herë të parë pas fillimit të fushatës së spastrimeve në Turqi, sot Ambasada turke në Bernë ka dhënë një deklaratë lidhur me atë se si e sheh gjendjen e re të krijuar në Turqi.
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Volkan Karagöz, ka thënë para gazetarëve se shteti juridik nuk është i rrezikuar. Po ashtu as turqit që jetojnë në Zvicër nuk kanë përse të kenë frikë nëse u përmbahen rregullave, përcjell albinfo.ch. “Nuk ka shkak për shqetësim për ata njerëz që nuk kanë të bëjnë me këtë organizatë terroriste, as për sigurinë e tyre dhe as të familjes”, ka thënë Karagöz.
Ai ka shtuar se nuk janë paraparë masa konkrete kundër ithtarëve të Gülenit në Zvicër. “Por, në rast se do të ketë ndonjë kërkesë zyrtare nga Turqia për ekstradim, ne do t`ia përcjellim atë autoriteteve zvicerane. Këtu është tokë zvicerane dhe autoritetet zvicerane janë përgjegjëse këtu”.
E-Diaspora
-
Shqipëri
Diaspora forcon ekonominë, remitancat drejt Shqipërisë drejt rekordit vjetor Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro... -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











