Lajme
A mund të punojë në Zvicër një shtetas i një vendi të tretë rezident në BE?
Zvicra ka rregulla strikte se kush lejohet të punojë në vend, por ndonjëherë këto rregulla mund të jenë konfuze për të huajt

Nëse jeni shtetas i huaj që jetoni në Zvicër, me siguri e dini se kush ka dhe nuk ka të drejtë të punësohet këtu.
Si rregull i përgjithshëm, punëdhënësit zviceranë lejohen të punësojnë dy grupe punëtorësh të huaj pa shumë telashe administrative ose burokratike: shtetas të shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe ata nga vendet e EFTA-s – domethënë nga Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Këta punëtorë kanë një akses pothuajse të pakufizuar në tregun e punësimit të Zvicrës.
Në fakt, ata nuk kanë nevojë as për leje nëse punojnë këtu deri në tre muaj.
Për një periudhë më të gjatë, ata duhet të aplikojnë – dhe zakonisht marrin pa shumë zhurmë – një leje nga komuna zvicerane ku jetojnë. Në varësi të llojit të kontratës së punës që kanë, ata do të marrin një leje B ose L.
Po njerëzit jashtë BE-së/EFTA-s?
Rregullat dhe procedurat janë më të komplikuara për njerëzit jashtë BE-së, të njohur shpesh si ‘shtetas të vendeve të treta’.
Ndryshe nga njerëzit nga shtetet e BE/EFTA, të cilët kanë një akses pothuajse të pakufishëm në tregun e punës të Zvicrës, ata nga jashtë Evropës kanë më shumë pengesa për të kapërcyer për sa i përket lejeve të punës.
Arsyeja është se lejet për këtë grup të huajsh i nënshtrohen kuotave dhe rregullave strikte.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), “pranimi i shtetasve të shtetit të tretë në tregun zviceran të punës lejohet vetëm nëse është në interes të Zvicrës dhe ekonomisë zvicerane në tërësi”.
Kjo do të thotë që lejet/vizat do t’u jepen vetëm specialistëve shumë të aftë të cilët nuk mund të rekrutohen nga fuqia punëtore zvicerane apo e BE/EFTA, përcjell tutje albinfo.ch.
Çfarë ndodh nëse një shtetas i një vendi të tretë jeton në një shtet të BE-së ose EFTA-s? A mund të punësohen në Zvicër sipas të njëjtave rregulla?
Fakti i thjeshtë i të jetuarit brenda Bashkimit Evropian, Norvegjisë, Islandës ose Lihtenshtajnit, nuk u jep këtyre njerëzve të drejtën për të punuar dhe banuar në Zvicër në të njëjtën bazë si homologët e tyre në BE/EFTA. Ato janë ende subjekt i kuotave dhe rregullave të sipërpërmendura.
Kjo e drejtë është e rezervuar vetëm për ‘qytetarët’ ose ‘shtetasit’ e vendeve të BE / EFTA, jo të gjithë ata që ndodhin të jetojnë atje, sipas SEM.
Ky është rasti edhe nëse keni një leje qëndrimi për një shtet të BE/EFTA — një leje e tillë nuk shtrihet në Zvicër.
Cilat janë përjashtimet?
Megjithatë, ekzistojnë dy përjashtime nga ky rregull.
Njëra është nëse një shtetas i një vendi të tretë ka gjithashtu një shtetësi nga BE/EFTA; me fjalë të tjera, nëse një person në Mbretërinë e Bashkuar është gjithashtu shtetas i Francës, ose një shtetas i SHBA-së merr një pasaportë norvegjeze, atëherë këta njerëz nuk konsiderohen më nga Zvicra si qytetarë të vendeve të treta, por më tepër si pjesë e familjes së madhe BE / EFTA.
Një përjashtim tjetër do të ishte një udhëtar ndërkufitar (mbajtësi i lejes G) i cili është shtetas i një vendi të tretë, por ka një leje qëndrimi të përhershme në Francë, Gjermani, Itali ose Austri dhe ka jetuar në rajonin kufitar të atij vendi për të paktën gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në...
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
-
Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
-
Dua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare
-
Bullakaj: Përfitoni nga shansi, merrni pjesë në zgjedhje!
Jeta në Zvicër
-
Alain Berset, i bindur se një parti tjetër nuk do të bënte më mirë në krye të Shëndetësisë Ministri i Shëndetësisë në Zvicër Alain Berset, i cili njoftoi një rritje të re të bonuseve,...
-
Policia arreston personin që i jepte makinës me 120 km/h në zonën e 50
-
Kampioni zviceran i peshimit për vitin 2023, peshon 675 kilogramë dhe vjen nga Lozana
-
Qytetarët duan të kufizojnë lirinë e zgjedhjes së mjekut
-
Shenjat kryesore që ju jeni bërë vendas në Cyrih