Kriza në Ukrainë
A mund të zgjasë me vite lufta mes Ukrainës dhe Rusisë?
‘Lufta në Ukrainë mund të zgjas me vite, por NATO është e gatshme të mbështesë Kievin përballë Rusisë’, kështu u shpreh kreu i Aleancës Euro Atlantike, Jens Stoltenberg, në një konferencë për mediat.
Deklarata e tij vjen pasi Kremlini paralajmëroi se furnizimi me armë i Ukrainës përbënte një kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian.
Stoltenberg theksoi se Perëndimi do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal mbi presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.
Të enjten pati një deklaratë të fortë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili paralajmëroi se çdo vend që do të përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të menjëhershme nga Moska.
Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje ishin marrë tashmë, por pa dhënë detaje të mëtejshme./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik













