Lajme
A ndihen të vetmuar emigrantët në Zvicër?
Së fundmi, është organizuar një studim nga Internations, ku tregon se si ndihen emigrantët në shtetin e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se shumë emigrantë në Zvicër ndihen të vetmuar. Shuma nga ta mendojnë se vetëm “frangu” është i mirë në Zvicër, por se me të tjerat nuk janë aspak të kënaqur.
Studim i fundit ka nxjerrë problemet më të mëdha me të cilat përballen të huajt në Zvicër.
Sipas anketës, gjetja e strehimit është vështirësia më e madhe për mërgimtarët kur shpërngulen në Zvicër.
Barriera gjuhësore është vështirësia e dytë më e përmendur më shpesh nga të huajt që jetojnë në Zvicër. Dialektet e bëjnë të vështirë krijimin e miqësive. Shumica e emigrantëve në Zvicër vuajnë nga vetmia.
45 për qind thanë se ndiheshin të vetmuar të paktën herë pas here, dhe pothuajse 30 për qind e përjetuan këtë shumë shpesh. Shumë nga ta kanë thënë se luftojnë në vete me vetminë.
Ata përdorin rrjete sociale për çmallje ose së fundi kanë filluar të marrin kafshë shtëpiake për të sfiduar vetminë. 26 për qind e të anketuarve mendojnë rikthimin në shtëpi, ndërsa 11% po bëjnë gjithçka për t’u rikthyet në atdhe.
Një tjetër sondazh nga platforma e emigrantëve Internations tregon se shumë emigrantë nuk ndihen të mirëpritur në Zvicër.
Një në pesë të anketuar mendon se popullsia zvicerane është jomiqësore dhe më shumë se gjysma e kanë të vështirë të bëjnë miq me vendasit.
Shumë nga të anketuarit kanë thënë se ka ngrohtësi më të madhe në Zvicër se në të gjitha shtetet e tjera ku kanë jetuar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













