Lajme
A po përgatitet Gjermania për luftë?
Kërcënimi i jashtëm për Gjermaninë është më evident se kurrë. Alarmin e ka ngritur Gjenerali i ushtrisë gjermane, Michael Giss.
Në një intervistë për median e njohur gjermane, Die Welt, ushtaraku i lartë gjerman dhe shefi i shtabit të komandës së Hamburgut, theksoi se kërcënimi më i afërt ushtarak për Gjermaninë është pas pesë vitesh dhe vendi agresor pritet të jetë Rusia.
“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ndarjes së Gjermanisë, ne donim mbi të gjitha të shijonim “dividentin e paqes” për 30 vjet dhe dukej se ishim “të rrethuar nga miq”. Në Gjermani, ne jemi ende kilometra larg nga perceptimi i një rreziku të jashtëm këto ditë, krejtësisht ndryshe nga, për shembull, njerëzit në shtetet baltike ose Poloni. Por, ora ime e brendshme si ushtar po funksionon dhe më thotë se pas pesë vitesh do të duhet të jemi mjaft elastikë për t’i bërë ballë një kërcënimi të jashtëm ushtarak”, tha Giss.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022, Bundeswehri gjerman filloi të zhvillonte “Planin Operativ të Gjermanisë” në mars 2023, versioni i parë i dokumentit sekret, i cili është rreth 1000 faqe i gjatë, është i disponueshëm që nga marsi 2024. Si pjesë e strategjisë së NATO-s, Gjermania duhet të bëhet e aftë për luftë dhe mbrojtje.
“E gjithë Gjermania duhet të bëhet gati për luftë. Kjo është një detyrë kryesore e përgjithshme për politikën, Bundeswehr-in, biznesin dhe shoqërinë në kuptimin më të gjerë. Bëhet fjalë gjithashtu për infrastrukturën kritike dhe veçanërisht në Hamburg edhe për funksionin e portit për funksionimin e aleancës dhe për mbështetjen e NATO-s. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike në Evropë, Gjermania është vendi ku po zhvillohet marshimi, vendi përmes të cilit njësitë e NATO-s marshojnë drejt krahut lindor”, u shpreh Shefi i Shtabit të Ushtrisë gjermane për Hamburgun.
Aktualisht, 16 shtetet federale në Gjermani po kontribuojnë me skenarët dhe rrethanat e mundshme për planin operacional të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut












