Lajme
A po i shtrëngon Zvicra rregullat e saj të azilit?
Pasi paraardhësi i tij u dha të gjitha grave afgane të drejtën bazë për azil, Beat Jans tani dëshiron të kufizojë rregulloren. Por, përgjigjja e tij për komisionin shkaktoi konfuzion, ndërkohë Sekretariati Shtetëror për Migracionin hesht, përcjell albinfo.ch.
Që nga korriku 2023, një praktikë e re e azilit ka qenë në fuqi për vajzat dhe gratë afgane në Zvicër.
Në të kaluarën kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe debate të shumta politike, veçanërisht nga ana civile.
Komisioni Shtetëror Politik tani ka bërë thirrje për tri masa shtrënguese për praktikën midis grave afgane.
Këshilli Federal madje u pajtua me një pikë – por përgjigjja e tij shkaktoi konfuzion tek anëtarët e komisionit.
Sekretariati Shtetëror, përgjegjës për Migracionin, nuk dëshiron të japë shpjegim sepse nuk duan të paraprijnë debatin politik.
Verën e kaluar Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ndryshoi praktikën e tij të pranimit në mënyrë që të gjitha grave afgane në përgjithësi iu dha statusi i refugjatit për shkak të ngritjes së talebanëve në pushtet dhe përkeqësimit të situatës që rezultoi për gratë dhe kështu kishin të drejtën e azilit.
Rregullimi i praktikës nuk u bë vetëm në Zvicër: me rekomandimin e Agjencisë Evropiane të Azilit, edhe vende të tjera evropiane ndryshuan praktikat e tyre – duke përfshirë Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet














