Kosova
A do të zhvendosen amerikanët nga Bondsteel?
Ambasada amerikane në Prishtinë për Kallxo.com, ka bërë të ditur se lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe trillim
Brenda një periudhe të shkurtër ushtria amerikane do të zhvendoset nga Kampi Bondsteel që është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Ndërsa një pjesë e vogël ushtarakesh do të ripozicionohen te Film City në bazën e KFOR-it në Prishtinë.
Në hapësirat e Bondsteel-it do të vendoset Forca e Sigurisë së Kosovës.
Sipas informatave të Albanian Post nga burime amerikane, reduktimi i madh i tërheqjes së ushtarëve do të ndodhë gjatë muajit maj.
Ndërsa i gjithë personeli civil shqiptar brenda kampit në fjalë nuk do të angazhohen edhe nga FSK-ja, praktikisht do të mbetën pa punë.
Sipas të njëjtave burime, brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i një baze tjetër amerikane në Kosovë.
Kjo bazë do të nderohet në pikën më të lartë të Bjeshkëve të Rugovës, saktësisht afër kufirit me Malin e Zi, përcjell albinfo.ch.
Pra, një bazë ushtarake për Monitorimin e Hapësirës Ajrore.
Mohimi
Megjithatë, zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në KFOR, Jace Rivard, e ka mohuar se forcat amerikane do të zhvendosen nga Bondsteeli.
“Forcat amerikane nuk do të tërhiqen nga kampi Bondsteel apo Kosova”, tha Rivard.
“Njësia e Ushtrisë Amerikane që do na zëvendësojë në mars, aktualisht po kryen trajnime në Shtetet e Bashkuara për vendosjen në Kosovë për të na zëvendësuar si KFOR30”.
Ai shtoi se “ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit tonë që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja Teknike Ushtarake”.
Dezinformim
Por, Ambasada amerikane në Prishtinë për Kallxo.com, ka bërë të ditur se lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe trillim, madje edhe ‘dezinformim rus’, duke mohuar se do të largohen nga Bondsteel ose Kosova.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













