Kosova
AAK e NISMA bashkojnë forcat politike, nënshkruajnë koalicion parazgjedhor
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt kanë mbledhur sot forcat bashkë duke nënshkruar një koalicion parazgjedhor.
“Ne bashkë në diskutimet disa mujore, kemi vlerësuar se qytetari i Kosovës ka mbetur i vetëm dhe në raste të caktuara edhe i luftuar nga Qeveria e Kosovës dhe Kurti”, ka deklaruar Ramush Haradinaj pas nënshkrimit.
Ndërsa Limaj tha se vendi më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e energjive pozitive, bashkim në diversitet, bashkim në iniciativa, përcjell albinfo.ch.
“Vijmë bashkë me kryetarin Haradinaj me një projekt të ri, të përbashkët, i cili veç ka nisur e është i hapur dhe i ftojmë të gjithë ata njerëz që mendojnë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i bashkojë energjitë, tash është koha për t’i dhënë një dinamikë të re vendit”, u shpreh Limaj.
Kjo nuk është marrëveshja e parë mes këtyre dy subjekteve pasi të njejtat ishin në koalicion bashkë në vitin 2017-2019 dhe në bashkëqeverisje vite më parë.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











