Kosova
AAK-ja e bindur që po rritet si parti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e bindur që në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen brenda këtij viti do të shënoj rritje.
“Në bazë të hulumtime të fundit të opinionit publik, rezulton se sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave, duke u renditur kështu si Partia me gjasa reale për të fituar zgjedhjet”, shkruhet në njoftimin për media të AAK-së.
Sipas njoftimit të kësaj partie 58.6 përqind e respondentëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit Haradinaj.
“Trendi i rritjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krahasuar me sondazhin paraprak të kryer në Prill të këtij viti, është mbi 4%, ndërkohë që ky trend vazhdon të jetë në ngritje të vazhdueshme. Duke mos dashur ta zhvlerësojmë këtë sondazh, hulumtimet tona të brendshme, e nxjerrin Aleancën edhe më mirë dhe fituese të pakontestueshme të zgjedhjeve”.
“Kjo klimë dhe mbështetje e krijuar për AAK-në dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe vendosëmërisë e kursit të qartë, se interesat e shtetit dhe të qytetarit të tij, janë mbi krejt interesat politike e partiake të ditës. 100% KOSOVA”, përfundon komunikata e AAK-së, përcjell Albinfo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit Udhëtimi ajror po bëhet luks, çmimet rriten me 57% në Zvicër... -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër












