Lajme
AAK zgjedh sot kryetarin dhe Këshillin e përgjithshëm
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë, do të mbajë kuvendin zgjedhor.
Në Kuvend do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i përgjithshëm i AAK-së.
Kuvendi nis në orën 10:00.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor tha se partia e tij do të ketë ndryshime të mëdha me njerëz të rinj.
Ai bëri të ditur se në pesë muajt e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.
“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas… Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj para mediave.
Haradinaj tutje tregoi që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së të Diellza Kukajt.
Kujtojmë se në Prishtinë AAK rizgjodhi për kryetar të degës Brahim Mehmetajn.
Degën e Vitisë do ta udhëheqë Labinot Bislimi, në Junik është zgjedhur Leonard Llolluni, kurse degën e Kaçanikut do ta udhëheqë Hafize Sallahu.
Në Lipjan AAK zgodhi për kryetar Bashkim Budakovën. Në Fushë Kosovë do të udhëhiqet nga Vildane Latifi. Në Pejë është zgjedhur Ali Berisha, e në Deçan Bashkim Ramosaj./telegrafi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët OECD kërkon zgjerim të kapaciteteve dhe ulje të kostove, të cilat konsiderohen ndër më të lartat... -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Shqipëria drejt forcimit të rezistencës klimatike me mbështetjen e Zvicrës










