Lajme
Abazoviq: Duhet rrugë e shpejtë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE
Në një prononcim për media, zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që kërkojnë të anëtarësohen në bllok, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera të Evropës.
“Ky moment është shumë vendimtar për Evropën, ndoshta edhe për botën. Shpresoj që lufta ruse të ndalet menjëherë. Por, ne duhet të dërgojmë një mesazh që BE-ja ta kuptojë se vendet që duan t’i bashkohen dhe janë shumë larg në procesin e zgjerimit, duhet të kenë një, le të themi, një rrugë të shpejtë në këtë moment nëse ne nuk duam të kemi të njëjtin problem si në pjesën tjetër të Evropës”, tha Abazoviq për Anadolu.
Ai tha se Mali i Zi do të vazhdojë të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë dhe se brenda vendit të tij do të gjurmohen pronat e oligarkëve rusë. Abazoviq theksoi se vendi, pavarësisht përmasave të vogla, mbështet plotësisht partnerët e NATO-s dhe BE-së.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












