Të tjera
Abazoviq i gatshëm të dorëhiqet
Abazoviq është kritikuar shumë kohëve të fundit nga partitë në Mal të Zi, edhe nga partnerët qeveritarë.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga posti që mban.
Ai këtë gatishmëri e shprehu të enjten mbrëma, pasi partia Mali i Zi Demokratik tha se do të duhej ta bënte këtë posa të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë.
Abazoviq tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së Malit të Zi Demokratik, që i bëri thirrje Kuvendit të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, tha ai për mediat serbe.
Abazoviq është kritikuar shumë kohëve të fundit nga partitë në Mal të Zi, edhe nga partnerët qeveritarë. Po ashtu ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviq për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Po ashtu u kritikua gjerësisht edhe për deklaratën në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










