Kosova
Abdixhiku e konsideron Qeverinë Kurti më dembelen në Evropë
Qeverin Kurti, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur si qeveria më dembele në Evropë, për shkak se gjatë vikendit ka mbyllur qendrat e vaksinimit. Përmes Facebookut, Abdixhiku ka kritikuar procesin e vaksinimit, duke thënë se qendrat janë të pamjaftueshme, edhe sikur të hapeshin në tërësi.
“As tre turne s’bëjnë punë në kulm të shpërthimit masiv. Në vend të një administrimi kolektiv, gjithënacional, që përfundon në pak ditë, Qeveria jonë zgjedh pushim. Mbesim të fundit në Evropë në administrim; të parët për infektime për kokë banori në ditë. Një vend kaq i vogël, vazhdon t’i ketë 80% e popullsisë të pavaksinuar”, ka shkruar Abdixhiku.
Deputeti i LDK-së ka thënë se mbyllja e sërishme vjen si e pashmangshme, derisa për Qeverinë Kurti thotë se kanë dezertuar kujdesin për pandeminë.
“Mbyllja e sërishme na vjen si e pashmangshme. Këta kanë dezertuar kujdesin për pandeminë. S’merren me të, sikurse me asgjë. Prandaj kujdesuni për vete! Vaksinohuni! – kurdo që vendosin këta të punojnë”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër











