Lajme
Abuzimi bankar
Për çdo shërbim që aplikojnë bankat në Kosovë, klientët detyrohen të bëjnë pagesë. Madje, edhe për nxjerrjen e dokumenteve të thjeshta, siç është “Visa Confirmation”. Për këtë shërbim paguhet 2.5 euro, pavarësisht pagesës për mirëmbajtjen e llogarisë. Bankat më të shtrenjta në shërbime mbesin ProCredit dhe Raiffeisen. Më e lira është Banka Kombëtare Tregtare.
Nuk ka shërbim që e ofrojnë bankat në Kosovë, për të cilin nuk kërkojnë pagesë. Madje, edhe kur është fjala për nxjerrjen e një dokumenti të thjeshtë.Rast konkret është me “Visa Confirmation”, një dokument ky që e kërkojnë ambasadat, kur aplikohet për vizë. Në të figurojnë vetëm të dhënat se je klient i bankës dhe detaje të tjera. Për këtë shërbim, qytetarët duhet të paguajnë dy euro e gjysmë, pavarësisht se paguajnë rreth 6, 12 e 20 euro në vit për mirëmbajtjen e llogarisë.
Një rast si ky e ka befasuar qytetarin nga Prishtina, A. K. Ai është detyruar të paguajë dy herë, për një “Viza Confirmation”, në bankën “ProCredit”. Kjo, pasi në ambasadë nuk ia kanë pranuar dokumentin me arsyetimin se nuk përputheshin datat.
Ky qytetar tregon se kur është kthyer në bankë për ta bërë atë përmirësim, e kanë detyruar të paguajë edhe dy euro e gjysmë, edhe pse kaq i kishte dhënë në fillim. Do të thotë 5 euro për një dokument konfirmimi si klient i bankës.“Unë paguaj një shumë të caktuar vjetore për mirëmbajtje dhe ata sërish më kërkojnë 2.5 euro për një pasqyrë të xhirollogarisë që mendoj se është detyrim ndaj klientit”, tha ky qytetar i shqetësuar.
Si për çudi, më të shtrenjta në shërbime janë pikërisht ato banka që kanë numrin më të madh të klientëve dhe depozitave. Shembull, banka ProCredit, që së bashku me Raiffeisenin, janë ndër më të mëdha në vend, për mirëmbajtjen e xhirollogarisë i marrin qytetarit prej 0.50-0.75 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










