Sport
Admir Mehmedi, më i miri në skuadrën e Cyrihut
Cyrihu e ka fituar derbin e madh zviceran me rezultat 6:0 kundër ekipit Grasshoper, për herë të parë në historinë e derbit që nga viti 1964
Në këtë ndeshje ka treguar performancë superiore futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi.
Lojtari kyç i ekipit, Mehmedi e ka shënuar golin e katër për skuadrën në minutën e 67, kurse Adrian Nikci e ka shënuar golin përfundimtar të takimit.
Mehmedi ka thënë në një intervistë për portalin 20min, se fitorja e thellë është diçka e veçantë por nuk ka rëndësi nëse ekipi i tij nuk ia arrin qëllimin.
Mehmedi po tregon gjithnjë e më shumë lojë cilësore. Ai ka shënuar 4 gola në gjashtë ndeshje..
Cyrihi mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, por fitorja do t’i shërbejë si movitim i mirë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchen.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












