Lajme
Admir Mehmedi në kombëtaren zvicerane?
Në këtë pozitë për tu lakmuar, lojtari i FC Zürich ka ardhur me dy golat e shënuar gjatë dy javëve të fundit në ndeshjet kampionale
Në një shkrim të botuar në numrin djeshëm të gazetës “Blick”, spekulohet nëse futbollisti i talentuar shqiptar Admir Mehmedi do të angazhohet nga selektori Hitzfeld në ekipin e parë të kombëtares zvicerane.
Në këtë pozitë për tu lakmuar, lojtari i dalluar i FC Zürich ka zënë vend sidomos me dy golat e shënuar gjatë dy javëve të fundit në ndeshjet kampionale. Në gjithë rrjedhën e kampionatit, ai ka dhënë 7 gola.
Ndeshjen e fundit, të cilën FC Zürich e fitoi kundër FC Young Boys të Bernës, e kishte ndjekur nga tribunat edhe shefi i kombëtares zvicerane, Othmar Hizfeld. Pas lojës, ai ishte treguar i matur lidhur me angazhimin eventual të Mehmedit në ekipin e kombëtares zvicerane, por pa e përjashtuar mundësinë.
Duke qenë se shërbimet e mira të Mehmedit për FC Zürich kohëve të fundit u kanë rënë në sy tifozëve dhe të tjerëve, gazeta Blick ka publikuar edhe një sondazh përmes të cilit lexuesit do të shprehen për ose kundër angazhimit të shqiptarit nga Maqedonia, Admir Mehmedit në kombëtare.
I pyetur nga gazeta lidhur me qëndrimin e tij, Mehmedi ka thënë se është ëndërr e tij qe të zë vend në kombëtare. Por, që ëndrra e tij të jetë më afër realizimit, ka ndikuar gjithsesi edhe paralajmërimi për tërheqjen nga kombëtarja i lojtarëve të vjetër Frei dhe Streller. Kështu, përfaqësuesja zvicerane e futbollit ka nevojë për një lojtar me profil golgeteri.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













