Sport
Adnan Januzaj nuk i duhet Kosovës
“Për mua dhe për Adnanin është e mira që ai të mos vijë te Kosova. Nëse nuk ka ndjenja për vendin e tij, atëherë ne nuk kemi nevojë për të”, deklaroi përzgjedhësi Bunjaki
Kosova ka zbuluar listën për ndeshjen ndaj Finlandës, derisa përzgjedhësi Albert Bunjaki u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shkruan albinfo.ch.
Njëri ndër më të diskutuarit ishte Adnan Januzaj. “Për mua dhe për Adnanin është e mira që ai të mos vijë te Kosova. Nëse nuk ka ndjenja për vendin e tij, atëherë ne nuk kemi nevojë për të. Jemi munduar ta kontaktojmë në shumë mënyra, por nuk kemi arritur. Së fundmi, kemi tentuar ta kontaktojmë edhe përmes klubit të tij, pot më kot”, ka thënë Bunjaki.
Ai ka folur edhe për futbollistët e Kombëtares shqiptare që iu bashkuan Kosovës. “Ne nuk ia kemi mbyllur derën askujt. Ka pasur kontakte të vazhdueshme me lojtarët. Nuk kam folur me lojtarët e Shqipërisë, por nëse një lojtar i saj është afruar vetë, është normale që kam biseduar me të dhe është diskutuar nëse në aspektin sportiv ishte e mirë që të luante për Kosovën. Kush ka dashur të vijë, i kam dëshiruar mirëseardhje”, deklaroi Bunjaki në konferencë për shtyp.
“Ne do të luajmë ndaj Finlandës. Është gjendje e vështirë dhe kërkon një menaxhim të mirë të situatës. Kjo është arsyeja pse deshëm të bënim qendrën stërvitore larg Kosovës, të izoluar nga mediat apo familjarët. E dimë që do të vijnë lojtarë të rinj, kemi nevojë që të punojmë, të lidhemi sa më shpejt dhe na nevojiten 4 ditë qetësi. Shpresoj që ta kuptoni situatën. Por, më 4 shtator, kur të jemi në qytetin e ndeshjes, cilët tifozë do të vijnë afër nesh, do t’u jemi mirënjohës. Kemi nevojë për ndihmën e tyre, si në kohët e mira, ashtu edhe në kohët e vështira”, theksoi Bunjaki.
Lista e Kosovës
Granit Kolshi
Flamur Neziri
Fanol Përdedaj
Leart Paqarada
Avni Pepa
Alban Pnishi
Bajram Jashanica
Ardian Ismajli
Benjamin Kololli
Eroll Zejnullahu
Hekuran Kryeziu
Bernard Berisha
Besar Halimi
Bersant Celina
Valmir Sulejmani
Në pritje të vendimit nga FIFA
Samir Ujkani
Amir Rrahmani
Enis Alushi
Alban Meha
Milot Rashica
Herolind Shala
Albert Bunjaku
Vedat Muriqi
Valon Berisha
Sinan Bytyqi
Sa i përket listës së tretë, bëhet fjalë për futbollistë që kanë shprehur dëshirën e tyre për të përfaqësuar Kosovën, po për arsye procedurash nuk mund të bashkohen me ekipin që në këtë moment. Ata do të jenë pjesë e planit të Kosovës në të ardhmen. Në këtë listë janë: Besart Berisha, Erton Fejzullahu, Arbër Zeneli, Loret Sadiku, Elbasan Rashani, Flamur Rexhepi, etj.
E-Diaspora
-
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo,... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë Shumë drejtues automjetesh mendojnë se kalimi në korsinë tjetër në momentin e fundit, kur njëra korsi... -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit












