Lajme
Adoleshentët në Zvicër, konsumues të substancave të ndaluara
Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës ka kryer një studim mbi Sjelljen shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore. Raste studimi ishin fëmijët e moshave 11 deri në 15 vjeç dhe qëllimi i identifikimit të përdorimit ose jo të substancave psikoaktive te këto grupmosha, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, është një numër i vogël i nxënësve të moshës 15 vjeç që nuk kanë konsumuar asgjë përgjatë jetës së tyre. Është identifikuar po ashtu se konsumi i alkoolit tek moshat 11 deri në 15 vjeç dhe i kanabisit të paligjshëm tek moshat 14 dhe 15 vjeç gjithashtu mbeti mjaft i lartë në nivel, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
Rreth 19% e moshave 11 deri në 15 vjeç kanë konsumuar alkool të paktën një herë në 30 ditët e fundit. Tutje, thuhet se 5% e 11-vjeçarëve, 17% e 13-vjeçarëve dhe 43% e 15-vjeçarëve kanë pirë alkool në 30 ditët e fundit. Birra është pija alkoolike më e konsumuar nga djemtë 15-vjeçarë, ndërkohë që nuk ka asnjë hierarki mes birrës, pijeve alkoolike/likerë dhe alkopops tek vajzat. Vera është pija alkoolike më pak e konsumuar e të gjitha gjinive, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
Studimi vëren se në mesin e 14 dhe 15-vjeçarëve, ka rritje të konsumit të duhanit. Konsumi i tij sporadik – të paktën një herë në 30 ditët e fundit – në moshën 15 vjeç është rreth 16%, ka dyfishim për moshën 13 (6%). “Ne vëzhgojmë atë që kishim shumë frikë, se format e reja të konsumit të nikotinës (cigaret elektronike, snus, duhani me ngrohje) nuk e zëvendësojnë duhanin tradicional, por i shtohen atij”, thotë Grégoire Vittoz për RTS. 92% e 15-vjeçarëve që kanë provuar e-cigaret të paktën një herë nxisin kuriozitetin, ndihmojnë në reduktimin (15%) ose ndalimin (11%) të pirjes së duhanit, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2022 rreth 4% e moshave 14 dhe 15 vjeç kanë marrë një drogë të paktën një herë në jetën e tyre me qëllimin “për të marrë drogë”, pa e ditur se çfarë lloj droge është. Më pak se 1% kanë përdorur anabolikë të paktën një herë në jetën e tyre. Përdorimi sporadik i kanabisit mbetet i lartë rreth 8% të moshave 14-15 vjeç. Gati 2.6% e djemve dhe 2% e vajzave konsumojnë çdo ditë. Ka edhe 15-vjeçarë që thonë se të paktën një herë në jetë kanë përdorur droga të tjera ilegale. Ata ishin rreth 5% thuhet në raport, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












