Shkurt.ch
Aeroplani i Swisscoy-t, i nisur për në Kosovë, bën aterrim të detyruar
Këtë Airbus me 160 vende për pasagjerë, armata zvicerane e kishte marrë çarter nga Aduria Airways për transportimin e trupave të veta në Kosovë
Në mëngjesin e sotëm (e martë) nga Aeroporti Ushtarak në Emmen të Lucernit është ngritur një aeroplan pasagjerësh i marrë si çarter, me destinacionin në Kosovë. Por për shkak të një defekti teknik, fluturakja pas disa rrathëve të bërë në ajër është detyruar të kthehet në pistë.
Aeroplani i kompanisë sllovene Adria Airways ishte nisur për të fluturuar në orën 9.46 ndërsa 44 minuta më vonë ai ka aterruar pasi që ka bërë disa rrathë në qiellin mbi Kantonin Zug, shkruan zentralplus.ch. Ai ishte nisur për në Kosovë. Komanda e aeroportit ushtarak në Emmen e ka konfirmuar ngjarjen pasdite në kohën kur fluturakja ndodhej ende në pistë, transmeton albinfo.ch. Por, nuk dihej se çfarë ka ndodhur konkretisht me aeroplanin.
Një telefonatë e bërë më vonë te qendra për misione të jashtme në kuadër të Ushtrisë së Zvicrës, ka sjellë sqarimin se fjala ka qenë për një defekt teknik të aeroplanit. Këtë Airbus me 160 vende për pasagjerë, armata zvicerane e kishte marrë çarter nga Aduria Airways për transportimin e trupave të veta në Kosovë.
Bëhej fjalë për një fluturim të quajtur “pararotacional” për zëvendësimin e trupave të Swisscoy-t në Kosovë, proces që bëhet në çdo gjysmë viti, pëcjell albinfo.ch. Kështu, një pjesë e kontingjentit që duhej të fluturonte në mëngjes për në Kosovë, mbeti për një kohë, kundër vullnetit, në Emmen, Zvicër.
Problemin teknik e ka konfirmuar edhe kompania Adria Airways.
Ishte planifikuar që avioni të nisej sërish në orën 18.. Pasagjerët dhe ekuipazhi nuk kanë qenë në rrezik në asnjë moment, thonë të dyja burimet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët Teleferikët dhe linjat hekurudhore malore në Zvicër raportojnë një sezon dimëror relativisht të mirë, megjithëse ka... -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes













