Lajme
Aeroporti “Adem Jashari”, peng në një bankë në Turqi
Konsorciumi “Limak-Lion”, i cili ka komercializuar Aerportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të vetin aeroport të Kosovës, siç ka raportuar Klan Kosova në lajmet qendrore, bëri shkeljen e parë ligjore si pronar i Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas këtij televizioni, ky konsorcium, ka futur peng aeroportin në një bankë të Turqisë (Vakif Bank) për të marrë një kredi prej 85 milionë euro për investim në aeroportin” Adem Jashari”.Me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, asnjë pasuri publike nuk guxon të jetë peng apo hipotekë e ndonjë marrëveshjeje biznesore private.
Saktësisht, ndërmarrjet publike nuk guxojnë në asnjë mënyrë të hipotekohen. Lajmin për lënien në hipotekë të ANP-së nga kompania “Limak – Lyon” e ka transmetuar edhe agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi.
“Si një garanci për kredi është shënuar në kontratë se është i tërë Aeroporti i Prishtinës”, tregon kjo agjenci.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









