Shkurt.ch
Aeroporti i Bazelit ia merr udhëtarët Cyrihut
Aeroporti i Bazelit Mulhouse është duke u bërë gjithnjë e më atraktiv për udhëtarët
Cyrihu mbetet aeroporti më i madh i Zvicrës, por ai i Gjenevës dhe ai i Bazelit janë duke e zënë hapin me shpejtësi. Këtë e tregon një krahasim me numrin e pasagjerëve në vitin 2013. Madje Bazeli mund të rritet edhe më shpejt, nëse lidhja e trenit do të ndërtohet.
Derisa në Cyrih lëviz numri i pasagjerëve në mes minus 2.9 dhe plus 2.1 për qind, dy aeroportet e tjera gjithmonë rriten. Në Gjenevë në fund të muajit nëntor janë shtuar për 3.9 për qind, ndërsa në Bazel deri në 10 për qind, siç raporton «Schweiz am Sonntag». Gjeneva dhe Bazeli përfituan vitet e fundit nga një gamë e zgjeruar në masë të madhe të linjave ajrore të Easyjet-it.
Rreth 10 për qind të totalit të flotës së EasyJet-it është stacionuar në Bazel dhe në Gjenevë.
Në Gjenevë numri i pasagjerëve është dyfishuar në katër vjetët e fundit, sipas Easyjet.
“Në rajonin që kufizon tri vendet, Bazeli është potencial i madh i rritjes për shkak se kërkesat e më shumë se 3 milionë banorëve që jetojnë më pak se një orë udhëtim me vetura nga aeroporti i Bazelit”, thotë njëri prej shefave të Easyjet-it, Thomas Haagensen.
Nga fundi i marsit Ryanair fluturon përsëri në Bazel. Sipas specialistit të aviacionit, Hans Jörg BURGI, do të ishte edhe më e mundur nëse lidhja e gjatë e planifikuar hekurudhore më në fund do të bëhet realitet, Bazeli mund të marrë përsipër një pjesë të madhe të transportit ajror nga aeroporti i Cyrihut”.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet











