Lajme
Aeroporti i Cyrihut, ndër më të sigurtët në rajon
Aeroporti i Cyrihut është renditur ndër më të sigurtët në rajon, duke zënë vendin e tretë në një krahasim me 31 aeroporte gjermane dhe zvicerane. Në krye të listës u pozicionuan aeroportet e Leipzig-ut dhe Mynihut, ndërsa Gjeneva dhe Bazeli mbetën në fund të renditjes, përkatësisht në vendet 26 dhe 30, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Renditja është bërë nga Vereinigung Cockpit (VC), shoqata gjermane e pilotëve, e cila që nga viti 1978 analizon sigurinë e aeroporteve sipas standardeve ndërkombëtare. Këtë vit, për herë të parë në këtë proces u përfshinë edhe pilotë nga Aeropers, shoqata e pilotëve profesionistë të linjave ajrore zvicerane SWISS dhe Edelweiss.
Sipas njoftimit për shtyp të lëshuar nga Aeropers, vlerësimi fokusohet në faktorët e sigurisë nga perspektiva e pilotëve, përfshirë ndërhyrjet në pista, sinjalistikën, infrastrukturën tokësore dhe komunikimin me kullat e kontrollit. Problemet me qasjen e paautorizuar në pista u përmendën si një ndër shqetësimet më të mëdha në nivel global.
“Incidentet në aeroporte janë të përditshme – nga ndërprerjet e vogla e deri te aksidentet fatale. Prandaj, vlerësime të tilla janë thelbësore për të identifikuar dhe përmirësuar mangësitë që mund të rrezikojnë sigurinë ajrore,” thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Si shembull i pasojave të mundshme tragjike përmendet aksidenti në aeroportin e Milano Linate në vitin 2001, ku mbi 100 persona humbën jetën pas përplasjes së dy avionëve për shkak të sinjalistikës së gabuar.
Aeroporti më i madh që u vlerësua, Frankfurti, u rendit në vendin e 14-të, ndërsa aeroporti i ri Berlin-Brandenburg zuri vendin e 15-të. Lübeck, në Gjermaninë veriore, doli i fundit në renditje.
Aeropers njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë dhe të vlerësojë sigurinë në tre aeroportet kryesore të Zvicrës – Cyrih, Gjenevë dhe Bazel – në baza vjetore, në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane të Kabinave të Avionëve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












