Shqipëria
Aeroporti i Kukësit, në krizë për fluturime
Duket se hapja e aeroportit “Zayed –Flatrat e Veriut” nuk shkoi sipas pritshmërive. Pas hapjes, pesë muaj më vonë, fluturimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së pasagjerëve, transmeton albinfo.ch.
Në pistën e aeroportit “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës nuk dëgjohet më zhurma e avionëve prej pothuajse dy muajsh.
Terminali i aeroportit është gjithashtu i boshatisur, ndërkohë që lëvizjet e vetme janë ato të punonjësve të sigurisë. Në katin e dytë, një grup punonjësish janë mbledhur në një sallë dhe qëndrojnë të patrazuar përballë kompjuterëve.
Është prag festash, por në aeroportin e Kukësit nuk gjen biletë për askund.
“Aeroporti nuk është i mbyllur, ashtu siç po flitet. Aeroporti është i hapur, por fluturimet kanë rënë për shkak të sezonit”, tha drejtori operacional i aeroportit të Kukësit, Altin Progonati.
“Në të gjitha aeroportet e botës periudha nëntor-shkurt është e bllokuar, sidomos tani në kohë pandemie”, pretendoi ai për BIRN.
Aeroporti i Kukësit u inaugurua me bujë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Edi Rama e quajti atë një ‘fabrikë buke”, që do të krijonte vende të reja pune si dhe mundësi biznesi dhe turizmi.
Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik, por entuziazmi u zbeh me përfundimin e sezonit turistik.
Nga korriku në shtator, në aeroportin e Kukësit operuan dy kompanitë ajrore “Helvetic Airways” dhe Air Albania me linjat e Zyrihut dhe Stambollit. Por, prej mesit të shtatorit, aktiviteti u reduktua në një fluturim të vetëm në javë.
Sipas faqes së internetit të aeroportit të Kukësit, fluturimi i fundit kanë qenë më 21 tetor. Kompanitë “Helvetic Airways” dhe “Air Albania” nuk kanë planifikuar fluturime të tjera.
Progonati e lidh ndërprerjen e fluturimeve të programuara me rënien e fluksit të pasagjerëve në sezonin e dimrit, sidomos në kushtet e pandemisë. Ai renditi gjithashtu si faktorë moshën e re të aeroportit të Kukësit si dhe faktin se udhëtarët tipikë të kësaj periudhe –biznesmenët – zgjedhin të fluturojnë nga Tirana ose Prishtina.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













