Lajme
Aeroporti i Mynihut do të ketë terminal dëbimi
Duket Gjermania po ndryshon politikën e azilit. Në të ardhmen, azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen më shpejt. Një projekt po planifikohet në Aeroportin e Mynihut, përcjell albinfo.ch.
Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në landin federal të Bavarisë, është një qendër qarkullimi për shoqërinë gjermane të fluturimit Lufthansas. Me një numër total prej 73 linjash ajrore, fluturimet mund të bëhen në 216 destinacione në 68 vende. Një terminal i tretë do t’i shtohet dy terminaleve të pasagjerëve: Gjermania planifikon të ndërtojë një terminal të posaçëm dëbimi në MUC për migrantët që duhet të largohen nga vendi.
Aeroporti i Mynihut planifikon të ndërtojë një ndërtesë për policinë federale, tha të mërkurën një zëdhënës i kompanisë. Pronari kryesor i aeroportit është Shteti i Lirë i Bavarisë, ndërsa qeveria federale dhe qyteti i Mynihut mbajnë aksione minoritare. Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann dhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, të dy nga partia CSU, kërkojnë rregullisht dëbimin e rreptë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminelëve të huaj.
Sipas një dokumenti tenderimi për aeroportin, i ashtuquajturi “terminal riatdhesimi” do të ketë dy kate, informon agjencia e lajmeve Reuters. Ndërtimi është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2028. Do të projektohet në mënyrë që “të mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime çarter individuale dhe kolektive në ditë”.
“Një tavolinë qendrore regjistrimi do të instalohet në ndërtesë për të koordinuar në mënyrë efikase riatdhesimet”, vazhdon dokumenti. Policia federale nuk i ka komentuar planet deri tani.
Projekti është i diskutueshëm politikisht. “Një terminal të posaçëm për dëbime, këtë ne e shohim më tepër së në mënyrë kritike, i tha politikania rajonale Gülseren Demirel (Aleanca90/Të Gjelbrit) gazetës Süddeutsche Zeitung.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter (SPD) e konsideroi të arsyeshme riatdhesimin e kriminelëve në vendet e tyre të origjinës. “Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se është një ide e keqe, në parim, të kemi një terminal të këtij lloji.”
Qyteti i Freising-ut, i vendosur në veri të Mynihut, ku ndodhet një pjesë e aeroportit, diskutoi projektin këtë javë. Sipas administratës së qytetit, komisioni i planifikimit të qytetit e hodhi poshtë vendndodhjen e zgjedhur të aeroportit për arsye planifikimi. Qyteti do t’i paraqesë një raport mbi këtë çështje te autoriteti përkatës rajonal./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









