Lajme
Aeroporti i Prishtinës garon për më të mirin e Evropës
Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë garon për aeroportin më të mirë në Evropë në disa kategori. Për ta fituar këtë çmim, ANP duhet të mbledhë më tepër vota se rivalët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është nominuar për aeroportin më të mirë evropian. Për ta fituar këtë çmim, ANP duhet të mbledhë më tepër vota se rivalët e futur në këtë kontest. Një gjë e tillë mund të bëhet deri më 26 korrik, duke hapur një llogari me të dhëna personale në uebfaqen World Travel Awards.
“Kjo uebfaqe zgjedh kompanitë dhe bizneset më të mira në sektorë të ndryshëm të industrisë së turizmit. Në kuadër të World Travel Awards ka çmime në disa kategori, ku ndarja është bërë në bazë të kontinenteve”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Adem Jashari.
Sipas të njëjtit njoftim, ndarja e çmimeve bëhet për: Aeroportin më të mirë i klasit të biznesit; Aeroporti më i mirë i klasit ekonomik; Aeroporti më i mirë i klasit të parë; Linja ajrore më e mirë për kosto më të ulët; dhe Kompania më e mirë e dhënies me qira të veturave e disa të tjera.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?













