Lajme
Afaristët turq të interesuar për Kosovën
Afaristët dhe deputetët nga Turqia shprehen të interesuar për investime në Kosovës
Një grup afaristësh turq nga 6 sektorë të ndryshëm të bizneseve janë shprehur të kënaqur me klimën e investimeve në Kosovë dhe kanë shprehur gatishmëri që të investojnë në fushë e bujqësisë, energjisë, minierave, turizmit shëndetësisë dhe të ndërtimtarisë.
Delegacioni 50 anëtarësh nga Turqia, përfshirë këtu edhe deputetë nga Kuvendi i Turqisë, Muzaffer Yurttaş e Rifat Sait, kanë vizituar të dielën Mitrovicën, në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë.
Me këtë vizatë ata e kanë përmbyllur ciklin e vizitave në Kosovë, ndërsa kanë takuare dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës edhe institucione e ekonomike vendore.
Ata janë interesuan edhe për projekte konkrete ku do të mund të investonin vet ose në partneritet. Interesimi i veçantë i tyre ishte plotësimi i nevojave të konsumatorëve të Kosovës me produkte deficitare ose me produkte të cilat sigurohen me vështirësi ose që nuk kanë siguri të mjaftueshme konform Ligjeve e standardeve në fuqi.
Pas marrjes së informative të duhura nga nikoqirët, afaristët dhe deputetët e Kuvendit nga Turqia u shprehën të kënaqur me përmirësimet e kushteve të bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me Turqinë, me sigurinë e investimeve dhe veçanërisht me faktin se “Kosova i ka nënshkruar 32 dokumente bashkëpunimi me Turqinë, ose më shumë se me do shtet tjetër”
Aktualisht Turqia konsiderohet partneri me serioz i Kosovës në fushën ekonomike. Bashkëpunimit në këtë sferë i kanë kontribuuar edhe bashkëkombësit shqiptarë që jetojnë në Turqi. Edhe në këtë takim, dy ligjvënësit e Parlamentit Turk, Muzaffer Yurttaş e Rifat Sait ishin me prejardhje nga Kosova.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













