Shkurt.ch
Afër 62 milionë franga, ndihmat zvicerane për Haitin
Me këto të holla janë realizuar 84 projekte dhe janë mbështetur 21 shoqata humanitare simotra në vend. Rreth një e treta e mjeteve janë shpenzuar në rindërtim
Pesë vite pas tërmetit shkatërrues në Haiti, organizata humanitare zvicerane “Glückskette” bën bilancin e punës së saj te suksesshme në zbutjen e pasojave të katastrofës natyrore. Plot 61.8 milionë franga kanë dhuruar qytetarët zviceranë përmes organizatës “Glückskette”. Me këto të holla janë realizuar 84 projekte dhe janë mbështetur 21 shoqata humanitare simotra në vend. Rreth një e treta e mjeteve janë shpenzuar në rindërtim.
Janë meremetuar ose ndërtuar nga fillimi 2700 shtëpi, janë ndërtuar 3300 tualete dhe 2500 rezervuare të ujit. Gjithsej kanë përfunduar 58 projekte ndërsa partnerët e Glückskette janë në përfundim të projekteve të mbetura, bën të ditur organizata në fjale në një njoftim për shtyp.
Glückskette vitin e kaluar ka vendosur të financojë edhe shtatë projekte të reja në mesin e të cilave edhe projektin për parandalimin dhe uljen e rrezikut në raste katastrofas, shkrun srf.ch. Këtu hyn edhe ripyllëzimi i hapësirave.
Në mesin e projekteve që janë duke u realizuar hyjnë edhe ato për përforcimin e arsimimit dhe shëndetësisë. Kështu “Terre des Hommes Suisse” dëshiron t`u mundësojë të rinjve një qasje më të mirë në arsimin profesional.
Gjithsej “Glückskette” deri në fillim të janarit të këtij viti i ka shpenzuar në Haiti 93 për qind të donacioneve të dhuruara nga popullata zvicerane për fondin e tërmetit në Haiti.
Në tërmetin që kishte goditur Haitin më 12 janar 2010 kishin gjetur vdekjen rreth 200 mijë njerëz.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











