Kosova
Afro 29 mijë qytetarë të Kosovës kaluan vikendin në Shqipëri

Është bërë e ditur se afro 29 mijë qytetarë të Kosovës, gjatë dy ditëve të fundit, më 10 dhe 11 prill, kanë kaluar kufirin e Kosovës në drejtim të Shqipërisë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Lëvizjet e tilla të qytetarëve dhe qëndrimi i tyre eventual në masë, sipas drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, potencialisht mund ta rëndojnë situatën me pandeminë e koronavirusit në vend.
Ky fluks i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, gjatë fundjavës, është bërë në kohën kur në Kosovë janë duke u aplikuar masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, ku janë të përfshira edhe kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente. Ndërkaq, shërbimet e gastronomisë janë obliguar që të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill, si dhe është ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.
Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët ndërmjet të shtunës dhe të dielës, afër 29 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova drejt shteteve fqinje (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia).
Nga ky numër, 15 mijë qytetarë, gjatë këtyre 24 orëve, kanë kaluar kufijtë perëndimorë të Kosovës, ku gjendet edhe pikëkalimi kufitar i Morinës, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërkaq, në territorin e Kosovës, në këtë interval kohor kanë hyrë mbi 21 mijë persona. Vetëm në kufijtë perëndimorë kanë hyrë mbi 9 mijë e 500 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia Të shtunën pati rrëmujë dhe zhurmë në Spitalin Kantonal të Badenit. Dhoma e urgjencës atje ruhej...
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Studentë dhe studiues të bashkuar kundër shkurtimeve të Konfederatës Disa shoqata dhe sindikata studentore kanë paraqitur një rezolutë të përbashkët, duke paralajmëruar veprime në nivel...
-
Fillon sezoni më i fortë i polenit në Zvicër
-
Lufthansa heq shitjet në fluturime derisa Swiss vazhdon me to
-
Zvicra me pagat më të larta në botë, Kosova e 80-ta
-
Pro dhe kundër iniciativës për pagën e barabartë në Aargau