Kosova
Agim Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burg për rastin “Veteranët”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si “Veteranët”, ku dhjetë persona janë dënuar me nga një vit burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të tjerë janë liruar nga akuzat.
Të dënuarit janë:
Agim Çeku (ish-kryeministër)
Rrustem Berisha (ish-ministër i Mbrojtjes)
Shkumbin Demaliaj (ish-deputet)
Sadik Halitjaha
Qelë Gashi
Shukri Buja
Ahmet Daku
Faik Fazliu
Fadil Shurdhaj
Xhavit Jashari
Ndërsa të liruar nga akuzat janë:
Nuredin Lushtaku
Smajl Elezaj
Sipas aktakuzës, ata kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare gjatë viteve 2011-2017 si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm në vlerë prej 88.7 milionë eurosh përmes përfshirjes së personave që nuk e meritonin statusin.
Fillimisht, në prill të vitit 2021, Gjykata Themelore i kishte liruar të gjithë nga akuzat, por Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim në vitin 2022. Sot, vendimi përfundimtar ka sjellë dënimin e dhjetë prej tyre me nga një vit burg.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











