Lajme
Agim Veliu: Po e presim përgjigjen e VV-së, e kemi bërë ofertën tonë
Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, ka deklaruar sot se oferta e tyre për Vetëvendosjen është e qartë dhe se janë duke pritur që të deklarohen nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.
Veliu ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë nuk do të ketë diçka lëvizje sa i përket ndryshimit të qëndrimit për koalicion.
“Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që LV të deklarohet, përndryshe diçka tjetër nuk kemi. Është çështje e Kryesisë sot, nuk e di çka do të vendosë Kryesia, oferta jonë është ajo çka është dhënë, është parimore, sigurisht që edhe Kryesia e LDK-së do të qëndrojë aty”, thotë nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Veliu këto komente i ka bërë në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, pasi që me një pjesë të partisë kanë bërë homazhe te varri i tij.
“E kujtojmë arkitektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën”, thotë Veliu.
I pyetur për marrëveshjen që të nisin fluturimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Veliu thotë para mediave që e përkrahin çdo lëvizje që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Po çdo lëvizje pozitive që çon ka normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët, ne e vlerësojmë si pozitive dhe sigurisht që ne kontribuojmë në këtë çështje”, deklaroi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












