Lajme
Agjencia e inteligjencës në Gjermani shton kontrollin ndaj protestuesve që kundërshtojnë masat anti-Covid
Agjencia gjermane e inteligjencës po mban në përcjellje të rreptë disa elementë të lëvizjes anti-Covid, të cilët dyshohen se mund të shkaktojnë trazira në vend.
Vrojtimi është përqendruar veçanërisht në disa anëtarë të lëvizjes “Querdenker” , për të cilët, shërbimet e inteligjencës thonë se nuk përshtaten me kategoritë e mëparshme të ekstremistëve.
Agjencia BfV theksoi lidhjet që ky grupim ka me ekstremin e djathtë dhe grupet e tjera ekstremiste. Sipas tyre, protestat e ligjshme të organizuara kohët e fundit po shfrytëzoheshin për të provokuar destabilitet.
Megjithëse shumica e protestuesve nuk shihen si ekstremistë, demonstratat antiizolim të “Querdenker” kanë marrë mbështetje nga një larmi grupesh, duke përfshirë partinë e ekstremit të djathtë AfD, kundërshtarët e vaksinave dhe teoricienët e konspiracionit.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












