Lajme
Agjencia Evropiane e Barnave po shqyrton ilaç të ri kundër Covid-19
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se po shqyrton miratimin e një ilaçi tjetër kundër COVID-19.
“Kompania farmaceutike zvicerane “Roche” ka paraqitur një kërkesë për miratimin e trajtimit të saj të antitrupave Ronapreve”, tha EMA.
Ilaçi, që ka dy përbërës aktivë, casirivimab dhe imdevimab, ka për qëllim të trajtojë personat e moshës 12 vjeç e lart, të infektuar me COVID-19 dhe që janë në rrezik të lartë për të zhvilluar forma të rënda të infeksionit.
Përveç kësaj, sipas prodhuesve, ilaçi mund të përdoret edhe te personat që kanë një rrezik akut për t’u infektuar, për shembull, sepse jetojnë në një familje me një person të infektuar, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm kohët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi përzierjen e antitrupave kazirivimab dhe imdevimab për parandalimin e formave të rënda të COVID-19 te pacientët në rrezik.
Në Gjermani, ky kombinim antitrupash përdoret tashmë në raste të veçanta për pacientët me koronavirus.
Deri më tani, vetëm ilaçi remdesivir është miratuar në BE si një ilaç i veçantë kundër koronavirusit të ri.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis Një skiator 71-vjeçar vdiq jashtë pistës në Zermatt, Valis, të premten në mëngjes. Përpjekjet për ringjallje... -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025












