Lajme
Agnesa Smakiqi, shqiptarja që punon si stomatologe në Finlandë
Ajo është krenare që është me prejardhje nga Kosova.
Agnesa Smakiqi, është shqiptarja me origjinë nga Kosova, e cila ushtron profesionin e stomatologes në Finlandë. Ajo është folëse e rrjedhshme e gjuhës shqipe, më të cilën është edukuar në familje dhe ka zgjedhur këtë profesion të veçantë.
Më herët, ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e stomatologjisë në Suedi dhe më pas është rikthyer pranë familjes së saj në Helsinki, përcjellë albinfo.ch.
Familja e Agnesës është nga Mitrovica e Kosovës, nga e cila ajo mbarti traditat shqiptare dhe i asimiloi ato. Por, ajo sot edhe pse është një shtetase finlandeze, është krenare për prejardhjen nga Kosova. Siç thotë vetë ajo, ruajtia e identitetit është vlerë. Sot, Agnesa konkuron denjësisht dhe aktualisht punon në një klinikë dentare në qendër të Helsinkit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve











