Shqipëria
Agroturistët shqiptarë përfitojnë nga ekspertiza zvicerane
Një delegacion prej 15 operatorëve të agroturizmit nga Shqipëria ka vizituar ditëve të fundit kompanitë lidere zvicerane të kësaj fushe
Në emrin e Fondacionit “Helvetas”, ndërmarrja e specializuar për këshillime dhe menaxhim projektes “Gutundgut” e Cyrihut ka organizuar një vizitë të operatorëve shqiptarë të agroturizmit në Kantonet Appenzell dhe Luzern.
Pikat kulmore të kësaj vizite kanë qenë përjetimet në Waldegg, në fshatin turistik Urnäsch, pastaj vizita në “Appenzeller Alpenbitter” në Appenzelerland si dhe vizitat në “Fishing on the Farm”, “Bauer Fritz” dhe “Agrovision” në Kantonin e Lucernit, shkruan htr.ch
Duke shkëmbyer përvojat me ofertuesit zviceranë, vizitorët nga Shqipëria kanë përfituar sidomos në lëmin e zhvillimit të ofertës dhe atë të marketingut të produkteve, transmeton albinfo.ch. Përveç ofertuesve të hoteleve të vogla dhe fermave me dhoma për turistë, ndër mikpritësit kanë qenë edhe profesionistë nga fusha e kultivimit të peshkut, punëdores, distilerisë, bletarisë, të zyrave turistike dhe të drejtuesve të tureve.
Objektiv i projektit “binjakëzues” është stabilizimi afatgjatë i shkëmbimeve në mes të ndërmarrjeve shqiptare dhe zvicerane të agroturizmit.
Në nëntorin e kaluar ka vizituar një grup profesionishtësh zviceranë ofertuesit shqiptarë në zonat e izoluara dhe deri tash dobët të zhvilluara turistike të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch. Nga Zvicra atje kanë qenë specialistë për kultivimin e kuajve, ekspertë të bujqësisë, udhëheqës të tureve, të parahotelerisë dhe ekipi i “Gutundgut” me ekspertizë nga arkitektura, turizmi dhe hoteleria.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













