Sport

Ahmedi në Maribor

Valon Ahmedi ka nënshkruar për skuadrën sllovene të Mariborit. 21-vjeçari i lindur në Ohër të Maqedonisë është anëtar i Kombëtares shpresa të Shqipërisë, por ka pasaportë italiane dhe mund të luaj si komunitar.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi në një komunikatë zyrtare të publikuar në “Facebook”, ku thekson se skuadra është pasuaruar me një tjetër lojtar të ri dhe të talentuar si Ahmedi, i cili numëron 35 ndeshje dhe pesë gola në kampionatin slloven.

Ai u transferua nga skuadra Celje.