CH-Ballkani
Ahmeti flet pas ndalesës nga policia italiane, akuzon se po na maltretojnë për shkak të Shengenit
“Miq të dashur, nuk jam arrestuar. S’kam pas për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë", deklaroi Ahmeti
Të enjten pas mesnatës është përhapur lajmi se është arrestuar Shpend Ahmeti nga policia italiane.
Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës në “San Siro”. Por, Ahmeti ka thënë se nuk është arrestuar, vetëm është ndaluar për një verifikim. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i Prishtinës.
“Miq të dashur, nuk jam arrestuar. S’kam pas për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë.
Faleminderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë.
P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











