Maqedonia
Ahmeti i frikësohet Lëvizjes BESA, inkurajon shqiptarët ta votojnë LSDM-në
Mediat maqedonase raportojnë se Ahmeti i druhet një përballe direkte për Shkupin me Lëvizjen Besa, për të cilën raportohet se është duke pasur rritje bazuar në sondazhet që janë bërë në Maqedoni
Derisa partitë politike në Maqedoni kanë afat deri të ënjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për qytetin e Shkupit. Ahmeti frikësohet nga Lëvizja BESA, prandaj shtynë shqiptarët ta votojnë partinë maqedonase në Shkup.
Gara për Shkupin, sipas medieve lokale, atje, vlerësohet si beteja më e rëndësishme e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.
Gazeta Express raporton se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, janë në negociata intensive që duhet të rezultojnë me mbështetje të kandidatit të LSDM-së nga ana e BDI-së që në raundin e parë.
Nëse marrëveshja arrihet, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Maqedonisë që partia më e madhe shqiptare nuk ka kandidat për kryetar komune, edhe pse më shumë se 20 për qind e shqiptarëve jetojnë në Shkup.
Mediat maqedonase raportojnë se Ahmeti i druhet një përballe direkte për Shkupin me Lëvizjen Besa, për të cilën raportohet se është duke pasur rritje bazuar në sondazhet që janë bërë në Maqedoni. Mediat në Maqedoni kanë raportuar se BESA konsiderohet si favorit për këto zgjedhje, veçanërisht në Shkup, ku komuna e Çairit është bastioni më i fortë i tyre.
Ndërkaq, bazuar në rezultatet e fundit zgjedhore është partia e Zoran Zaev, LSDM ajo e cila ka më së shumti votues në Shkup.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit thonë se në kryeqytet LSDM mori rreth 129 mijë vota, ndërsa VMRO rreth 10 mijë më pak ose 119 mijë. LSDM ka më shumë vota se VMRO në Shkup edhe nëse përjashtohen komunat me shumicë popullate shqiptare, Çairi dhe Saraji. Por, në të njëjtën kohë Besa, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja në kryeqytet morën mbi 46 mijë vota.
Kjo do të thotë se rezultati përfundimtar shumë do të varet nga vendimi i shqiptarëve se cilin do ta mbështesin në rrethin e dytë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













