Lajme
Ahmeti ndez dritat festive të fundvitit
Dritat festive u ndezën në dy sheshet atë “Skënderbeu” dhe sheshin “Zahir Pajaziti”, ku edhe u prezantua Tregu i Fundviti me produkte vendore
Kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte ndezi dritat festive me të cilat është stolisur kryeqyteti i Kosovës, duke hapur kështu edhe tregun e fundvitit, në të cilën prezantohen për konsumatorë produktet vendore. Dritat festive u ndezën në dy sheshet atë “Skënderbeu” dhe sheshin “Zahir Pajaziti”.
Me këtë rast Ahmeti tha se ka kënaqësinë që zyrtarisht Prishtinën ta bashkëngjitë në grupin e kryeqendrave evropiane me hapjen e Tregut të Fundvitit dhe stolisjen e qytetit me drita.
“Qytetarët do të kenë rastin që të shijojnë ushqime, pije, të blejnë dhurata gjatë periudhës festive”, tha Ahmeti, sipas të cilit, shtëpizat e tregut të fundvitit janë blerë nga Komuna e Prishtinës dhe ato do të shfrytëzohen sa herë që organizohen tregje apo panaire në Prishtinë. Tregu i Fundvitit do të jetë i hapur në sheshin “Zahir Pajaziti deri më 8 janar.
Ky treg është i mbushur me produkte vendore, ndërsa komuna ka vendosur disa shtëpiza të drurit për shitjen e produkteve.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026














